Ndërsa bashkëpunimi ndërkufitar mund të përkufizohet si marrëdhënie fqinjësie midis komuniteteve dhe autoriteteve lokale në të dyja anët e kufijve tokësorë dhe ujor, ky përkufizim i thjeshtë përfshin një realitet që tashmë duhet zhvilluar.
Rajoni i Shkodrës dhe zonat kufitare fqinje malazeze kanë interesa të përbashkëta dhe përgjegjësi në disa fusha- ujërat natyrore dhe rezervatet tokësore, trashëgiminë e përbashkët tradicionale, kulturore e historike që duhet ruajtur, bashkëpunimin ekonomik – të cilat deri tani janë shfrytëzuar vetëm pjesërisht. Lumi Buna është një urë lidhëse e Shkodrës dhe Velipojës.
Projekt ide: Itinerare për lëvizje me varka te vogla dhe për ecje me biçikleta.
Ndërtimi i një infrastrukture (miniporte) në përshtatje me ambientin e territorin përgjatë shtratit të lumit Buna në Shirq, Pulaj. Infrastrukturë e përshtatshme për sporte të lehta ujore dhe aktivitete në natyrë;
Integrim i ekonomisë rurale në produktin turistik;
Integrim në ofertën rajonale ndërkufitare (si me paketat për grupe të turizmit kulturor, ashtu dhe me paketat e turizmit natyror). /Nga Ervis KRYMBI, pedagog i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër/
Grykëderdhja e lumit Buna, ky “Danub” i Adriatikut!