“CODA”, filmi me në qendër njerëzit që nuk dëgjojnë dhe përpjekjet e tyre për të kuptuar botën, u shpall fituesi i çmimit “Filmi më i mirë” në Oscars 2022.
Me regji dhe skenar të Sian Heder, “CODA” u nominua gjithashtu për “Aktorin më të mirë në rol joprotagonist” dhe “Skenarin më të mirë të përshtur”, të cilët gjithashtu i fitoi.
Aktori Troy Kotsur i filmit “CODA” është aktori (mashkull) i parë nga komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë, që fiton një Oscar. Ai u shpall mbrëmjen e sotme fitues i çmimit “Aktori më i mirë në rol joprotagonist”.
E para nga ky komunitet që fitoi një çmim Oscar ishte aktorja Marlee Matlin, e cila gjithashtu luan në “CODA”. Ajo fitoi Oscar në vitin 1987 si “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në “Children of a Lesser God”.
Në “CODA” (Child of Deaf Adults), Kotsur luan rolin e një peshkatari i cili së bashku me gruan përpiqen të kuptojnë ëndrrat e vajzës adoleshente që dëshiron të bëhet këngëtare.
Jessica Chastain fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë të dielën mbrëma për rolin e Tammy Faye Bakker në “The Eyes of Tammy Faye”.
Ky është Oscari i parë për Chastain në tre nominime. Ajo ishte nominuar më parë për “Zero Dark Thirty” në 2013 dhe “The Help” në 2012.
Janë shpallur aktorët më të mirë protagonistë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar 2022. Will Smith ka fituar ccmimin e aktorit më të mirë mashkull ndërsa Jessica Chastain u shpall aktorja më e mirë.
Smith ishte i nominuar së bashku me aktorët, Javier Bardem, Benedic Cumberbatch, Andreë Garfield dhe Denzel ëashungtin.
“King Richard” është filmi dramë ku ëill Smith laujti rolin e Richard Williams. Me një vizion të qartë dhe një plan prej 78 faqesh, ai është i vendosur të shkruajë histori dy vajzat e tij, Venus dhe Serena.
Nga ana tjetër Jessica Chastain ishte e nominuar së bashku me yje të tjerë si, Olivia Colman, Penélope Cruz, Nicole Kidman dhe Kristen Steëart.
Në filmin “The Eyes of Tammy Faye”, ajo luan rolin kryesor, së bashku me bashkëshortin e saj, Jim, ajo ngrihet nga fillimet modeste për të krijuar rrjetin më të madh të transmetimit fetar në botë dhe parkun tematik.
Tammy Faye bëhet legjendare për qerpikët e saj të , këndimin e saj idiosinkratik dhe dëshirën e saj për të përqafuar njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Megjithatë, papërshtatshmëritë financiare, rivalët e saj të mashtrimit dhe një skandal kërcënojnë të rrëzojnë perandorinë e tyre të ndërtuar me kujdes.