Padrejtësia dhe abuzimet me çmimet kanë revoltuar deri edhe priftin katolik të mirënjohur, dom Gjergj Metën, Ipeshkëvin e Dioqezës së Rrëshenit, një klerik që ka me mijëra ndjekës në rrjetet sociale nga të gjitha besimet.
Dom Gjergj Meta ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimit të naftës, pa e stërholluar çështjen. Sikur të ishte duke cituar hyrjen e famshme të ungjillit të Gjonit: “Në fillim ishte Fjala, Fjala ishte me Perëndinë…”, ai renditi këto radhë, me theks të fortë:
“Në fillim ishte rritja e çmimit të naftës. Rritja e naftës prodhoi protestën; Protesta prodhoi bordin e transparencës Bordi i transparencës rriti çmimin e naftës!
Amen!” përfundon dom Meta dhe shton edhe këtë foto.