Të shtena me arme zjarri ne Grude të Re te njësisë administrative Rrethina në Bashkinë Shkodër. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në minutat në vijim priten detaje më të hollësishme për ngjarjen.
Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se policia kishte marrë një telefonatë nga një person, për të shtëna me armë në këtë fshat.
Pasi ata kanë mbërritur në terren, kanë telefonuar sërish personin që i dha njoftimin, por celulari ka rezultuar i fikur. Pritet që të tjera detaje të dalin në vijim mbi këtë ngjarje.