Kreu i partisë ‘Ura’ Dritan Abazoviç shpalli fitoren në Ulqin, vetëm pak orë pas mbylljes së kutive të votimit. Koalicioni Fillimi i Ri i udhëhequr nga kryeministrit shqiptar në detyrë i Malit të Zi, i mandatuar për formimin e qeverisë së re, arriti të marrë 42.6% të votave e përkthyer në 14 mandate në këshillin e Komunës.
Abazoviç tha se kryetar i komunës së Ulqinit do të jetë, Omer Bajraktari. Mirëpo befasia ka ndodhur më pas.
Disa parti politike, përfshirë edhe ato shqiptare, janë bërë bashkë dhe pritet që së bashku me partinë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviç, të përbëjnë shumicën e këshillit komunal.
Kjo do të bënte që Dritan Abazoviç të humbasë mazhorancën në këshill.
Koalicioni që bën shumicën
Surpriza e zgjedhjeve lokale në Komunën e Ulqinit është koalicioni mes dy subjekteve më të vjetra shqiptare, Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) i Mehmet Zenka dhe Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LD) i Saubih Mehmetit.
Ky koalicion do të ketë gjithsej 6 këshilltarë në Kuvendin e Ulqinit.
Koalicionittë dy partive shqiptare ijanë bashkuar dhe dy parti të tjera gjithashtu shqiptare, Forca e Nazif Cungu dhe Partia Demokratike e Malit të Zi e Fatmir Gjekës, të cilat i kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit partisë DPS e Gjukanoviç.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), AleksandarBogdanoviç, deklaroi mbrëmë se koalicioni i DPS me Partinë boshnjake së bashku me koalicionin e partive shqiptare UDSH – LD në MZ dhe Forcën, kanë numër të mjaftueshëm mandatesh për të formuar qeverinë në Ulqin, duke përmbysur URA-n e Dritan Abazoviç.
Dy partitë shqiptare UDSH dhe LD kanë 6 këshilltarë, DPS gjithashtu ka 6 këshilltarë, ‘Forca’ me 5 këshilltarë dhe Demokratët e Malit të Zi që kanë fituar 2 këshilltarë. Në total, koalicioni i ri ka 19 këshilltarë, duke marrë shumicën e këshillit komunal të Ulqinit.
Në Zgjedhjet e Ulqinit votuan 20 mijë e 392 qytetarë, për 33 vende në këshillin komunal të qytetit. Forcat politike që fitojnë shumicën e këshillit, zgjedhin kryetarin e komunës.
Sipas të njëjtave të dhëna, koalicioni “Për një Fillim të Ri” ka fituar 4757 vota, DPS dhe BS 2103, DUA 1824, Forca 1598 dhe Partia Demokratike 821 vota.
Koalicioni i ri
UDSH dhe LD – 6 këshilltarë
DPS – 6 këshilltarë
‘Forca’ – 5 këshilltarë
Demokratët e Malit të Zi – 2 këshilltarë
Partia ‘URA’
Koalicioni i ‘Fillimi i Ri’ – 14 këshilltarë