Në lidhje me një lajm të publikuar në media, se në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka patur të shtëna me armë, ju informojmë se:
Nga strukturat policore të Komisariatit të Policisë Shkodër janë kryer të gjitha verifikimet. Gjatë kontrollit të zonës në fshatin Grudë e Re nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo provë tjetër materiale që tregon se ka patur të shtëna me armë, banorët e zonës përreth kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë dhe në Spitalin Rajonal Shkodër nuk ka shkuar asnjë person i dëmtuar.
Në përfundim të këtyre veprimeve hetimore paraprake rezulton se telefonata është e rremë.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme, të kërkojnë informacion zyrtar pranë DVP Shkodër.