Mund të tallesh me fenë, por jo me fenë time.
Mund të tallesh me seksualitetin, por jo me seksualitetin tim.
Mund të tallesh me obezët, por jo me barkun tim.
Mund të tallesh me heroizmat, por jo me heroin tim.
Mund të tallesh me pleqtë, por jo me nënën time.
Mund të tallesh me lëkurën, por jo me lëkurën time.
Mund të tallesh me sëmundjet, por jo me sëmundjen time.
Shuplaka e “Princit të Bel Erit”, në ndarjen e çmimeve Oskar, përmblidhte në vetvete kufijtë ku “e drejta e fjalës” duhet të ndihet si brenda një vrime të zezë. Gjërat personale, mbeten personale, e askush nuk duhet lënduar, fyer e tallur në vetë të parë për gjëra që nuk lindin, nga veprimet, mendimet, fjalët apo qëndrimet e tij.
E për mua, kokëulja e Jada Smith dhe reagimi i Will Smith tregoi se barazia gjinore është një trapllik me brirë, por respekti dhe mbrojtja gjinore janë olimpike. /Nga Edmond ARIZAJ, publikuar në Facebook/