Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu në pjesën e dytë të ditës . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/17°C
Zona e ulët 6/20°C
Zona bregdetare 10/19°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari