Ditën e neserme (e hënë) Vllaznia do të rikthehet tek ndeshjet e Superligës. Kuqeblutë do të kenë përballë një ekip jo të lehtë, në formë mjaft të mirë javët e fundit, Kastriotin. Pjesë e krutanëve janëe dhe dy ish- të Vllaznisë mjaft në formë si Edon Hasani dhe braziliani Kaina, i cili u huazua në janar dhe po shënon rregullisht.
Ndërkohë, klubi shkodran ka nisur si zakonisht shitjen e biletave, duke publikuar edhe çmimet përkatëse. Mbështetja e tifozerisë kuqeblu konsiderohet jetike për të arritur objektivin minimal të sezonit, pjesëmarrjen në Kupat e Europës.
NJOFTIM
Duke filluar nga sot nis shitja online e biletave të ndeshjes Vllaznia- Kastrioti e cila luhet ditën e hënë në orën 17.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
http://bileta.fshf.org/
Ndërkohë nga nesër (e diel) nis shitja në sportelet pranë stadiumit.
Eja edhe TI!
Forca Vllaznia!