Vllaznia luan nesër në 17:45 me Kastriotin në “Loro Boriçi”. Dueli vlen për javën e 27 në Superligë, me shkodranët që kërkojnë pikët e plota për t’u afruar me Europën.
Para ndeshjes ka folur trajneri kuqeblu, Elvis Plori. Tekniku është ndalur edhe te goli i anulluar ndaj Partizanit në Kupë, ndërsa i pyetur për një tërheqje nga fusha, theksoi se as e ka ndërmend pasi janë profesionistë.
“Entuziazmi – Nuk është hera e parë kur na japin goditje. Erdhi në një moment kur kishim shumë mungesa.
Ndeshja duhet vlerësuar, Kastrioti ka bërë mirë dhe nuk ka humbur. Ka pësuar rritje. Lojtarët tanë e kanë vlerësuar këtë ndeshje. Nuk është e lehtë.
Gurishta? Nuk është i gatshëm të fillojë ndeshjen, është bashkuar me grupin por nuk është në 100 përqind. Vetëm javës tjetër do jetë gati për nga minuta e parë.
Kërkesa në FSHF për arbitrat – Unë dua të qetësoj lojtarët, që mos e kenë mendjen te ata. Kam deklaruar pas ndeshjes se duhet ta gjejmë si pikë të fortë për motivim, goli i anulluar mos na bëjë pesimistë, të jemi optimistë për fitore.
Këtë vit arbitrat kanë gabuar shumë, kanë qenë flagrante rastet që kanë ndikuar në rezultat. Edhe ne kemi pasur gabime, të punojmë për makimumin.
Tërheqje nga fusha – Jo, kjo është e fundit. Është një pyetje që nuk më takon ta them. Jemi profesionista dhe na duhen pikët.
Nuk kam qejf të merrem me asnjë trajner tjetër, kemi punë për të bërë dhe të përqëndrohemi vetëm në ekipin tonë”, tha Plori.
31 vite më parë, me 2 prill 1991, ishin të rinjtë e të rejat e Shkodrës që dhanë shkëndijën e parë me thirrjet “Liri- Demokraci” në rrugët e qytetit. Edhe sot, shpresa e këtij vendi për ndryshimin e madh, duhet të vijë dhe do të vijë nga të rinjtë e të rejat.
#ShkodraNukHarron
#2Prill1991