Lajmi se mesfushori 19 vjeçar Paulo Pjeshka ka firmosur kontrate profesioniste me Vllaznise, konfirmohet edhe nga vete klubi shkodran.
Permes faqes se tij zyrtar, ai ka bere te ditur se me Pjeshken eshte firmosur nje kontrate afatgjate, por pas tij do te kete te tjere futbolliste te Akademise qe do hedhin firme sepse klubi i ka syte tek ata.
Ja njoftimi i klubit shkodran per kete firme ne kontrate:
“Përpos angazhimit maksimal për ta mbyllur ashtu si duhet sezonin aktual, te Vllaznia kanë filluar të mendojnë edhe për të ardhmen dhe për këtë arsye, ka filluar procesi i firmosjes së kontratave me futbollistët e ekipit të të rinjve të klubit tonë.
I pari që ka hedhur firmë ditën e sotme ka qenë mesfushori me tipare sulmuese Paulo Pjeshka. Në prani edhe të presidentit Alban Xhaferi, 19 vjeçari ka firmosur të parën kontratë profesioniste teksa do të jetë pjesë e Vllaznisë për 3 vitet e ardhshme, me të drejtë shtyrje edhe për 2 të tjera.
Procesi do të vijojë edhe me firma të tjera, sepse klubi i ka sytë nga elementët cilësorë të Akademia e tij. Suksese Paulo Pjeshka!”.