Pak ditë para kongresit të Partisë Socialiste, janë zbardhur disa nga vendimet që do të zyrtarizohen pikërisht në këtë ditë.
Raportohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndërprerje të mandatit 4-vjeçar të kryetarëve të degëve.
Zgjedhja e drejtuesve të rinj do të bëhet brenda afatit kohor nga data 1 maj deri në 31 qershor.
Në kongres është parashikuar që të hapë punimet Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ndërsa më pas fjalën do e marrë dhe Ditmir Bushati, për t’u pasuar nga kryeministri Edi Rama.