Atletika shkodrane mengjesin e sotem ka marre një lajm të hidhur. Një nga pjestarët e saj të denjë, pikërish Esat Zoga, është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga pjestarë të shoqatës së veteranëve të atletikës shkodrane, pjesë e së cilës ai ka qenë prej shumë vitesh.
Esati ka qene nje nga pjestaret me aktive te saj teksa deri perpara disa kohesh ka vrapuar çdo dite, madje me kilometra të tëra çdo ditë. Ai kishte një pasion të jashtëzakonshëm për vrapimin.
Ka lindur ne Shkoder me 28 qershor 1940 dhe merret me atletike qe ne moshe te vogel. Ne rinine e tij ka perfaqesuar Vllaznine ne garen e maratones dhe te gjithe kujtojne vitin 1965 kur ne garat e zhvilluara ne Korçe, ai bashke me disa atlete te tjere te ketij ekipi, e shpallen ate kampione te gares se maratones.
Nderkohe pas viteve ’90, ka marre pjese rregullisht ne shume gara kombetare dhe nderkombetare te veteraneve duke e perfaqesuar me dinjitet Shkodren e Shqiperise dhe duke marre disa medalje.
Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit do te jete pasditen e sotme ne oren 18.30. I shprehim ngushellimet familjes per humbjen e njeriut te saj te dashur dhe po ashtu edhe komunitetit te atletikes shkodrane per ndarjen nga jeta te nje pjestari dinjitoz te tij. /Nga Gjergj KOLA/