Largimi i Thomas Brdariç nga drejtimi i Vllaznisë ishte si “rrufe në qiell të hapur”. Askush s’e kishte pritur se trajneri gjerman do të shkarkohej për mungesë rezultatesh.
Tashmë skuadra shkodrane është larg nivelit që pritej dhe me teknikun Elvis Plori numëruan dje humbjen e radhës ndaj Kastriotit 2-1. Marrëdhënia Brdariç – Vllaznia vijon të jete ende e acaruar.
Madje burime të besueshme për Newsport.al bëjnë me dije se drejtuesit e klubit shkodran nuk e kapërdijnë dot mënyrën se si ai u shpreh në mediet gjermane duke theksuar mungesën e kushteve në Shqipëri.
Të njëjtat burime tregojnë se Thomas Brdariç ka kërkuar rrogat e prapambetura nga Vllaznia, por në të njëjtën kohë drejtuesit shkodranë e kanë hedhur në gjyq gjermanin për prishje imazhi, pikërisht për deklaratat e tij në mediet e huaja.
Kujtojmë që Vllaznia gjendet në vendin e katërt me 39 pikë, 1 më shumë se Partizani i vendit të pestë. /Newsport.al/