Pyetja qe me se shumti po shtrohet nga te gjithe ne opinionin sportiv shkodran dhe jo vetem, eshte ajo se “çfare po ndodh me Vllaznine?”. Menaxheri i futbollit Dritan Gjyrezi permes nje analize te bere gjate emisionit “Procesi Sportiv” ku ka qene i ftuar, eshte munduar te shpjegoje edhe arsyet qe e kane çuar skuadren ne kete gjendje.
“Vllaznia është një ekip i cili që në fillim të sezonit është ndërtuar për të dalë kampion. E them këtë sepse trajneri ka patur në dispozicion një buxhet 30 për qind më të madh se sezonin e kaluar. Por edhe këtë herë u vërtetua ajo shprehja se ekipi që shpenzon më shumë, nuk është e sigurtë që del kampion.
Besoj se te Vllaznia kanë ndikuar shumë faktorë, duke filluar nga arbitrimi i cili nga një statistikë e marrë që nga fillimi i sezonit, ajo në 14 ndeshje është ndëshkuar prej tij. Pastaj edhe ndryshimi i trajnerit, shpeshherë mund të marrë për mirë por ndodh që merr edhe për keq, por jemi akoma në fazën e fillimit.
Tjetër faktor mund të jetë edhe njëfarë lodhje e lojtarëve të Vllaznisë sepse të vazhdosh edhe në kupë edhe në kampionat, nuk është aq e lehtë t’i luash me të njëjtën 11-she sepse pakashumë të njëjtat lojtarë kanë mbajtur barrën e skuadrës gjatë gjithë sezonit.
Gjithsesi, unë mendoj se Vllaznia nuk ka dalë nga objektivi i saj në kampionat sepse 5 pikë është diferenca me Kukësin, skuadër me të cilën do të ndeshet në Shkodër. Por ajo që më shqetëson është edhe braktisja e skuadrës nga tifozët e saj.
Po ta shikoje edhe në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit, në tribunën përballë vetëm 200 tifozë kishte dhe është gjë e rrallë që ata ta braktisin Vllazninë. Por mesa duket edhe rezultatet e fundit të skuadrës, kanë bërë që ata të mërziten dhe të mos e mbështesin skuadrën”- eshte shprehur Gjyrezi.