Një fëmijë 12 vjeç ka humbur jetën pasi është rrëmbyer nga rrjedha e lumit Fan në Mirditë.
Duke iu referuar burimeve zyrtare nga autoritetet lokale, raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj, ku një fëmijë 12 vjeç është mbytur në lumin Fan.
Mendohet se fëmija është rrëmbyer nga rrjedha e lumit. Forcat e Policisë dhe efektivë të MZSH po kërkojnë në rrjedhën e lumit. Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja e rëndë.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Polciisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimt.
Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Renneas, të ciëlt kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit. do fillojnë në porët e para të mëngjesit .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.