Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin e plotë ku njohu Kuvendin e datës 11 Dhjetor të Partisë Demokratike duke lënë në fuqi vendimet e tij.
Me zbardhjen e këtij vendimi, zyrtarisht Komisioni i Rithemelimit njihet si organi drejtues i selisë blu.
KLIKO LINKUN PËR TË LEXUAR TË PLOTË VENDIMIN E GJYKATËS
nDËRKOHË, Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë këtë të mërkurë një mbledhje në ambientet e selisë së Partisë Demokratike. Bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në orën 13:00.
Ky vendim i Komisionit të Rithemelimit vjen pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës ditën e sotme, ku u njoh statuti i Partisë Demokratike, i miratuar në Kuvendit e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në vendimin e Gjykatës theksohet se Kuvendi i 11 Dhjetorit është thirrur në mënyrë legjitime dhe se vendimet e marra nga ai janë po ashtu legjitime dhe në fuqi.