Lirohen nga detyra Prefekti i Qarkut të Durrësit, Roland Nasto dhe ai i Lezhës Gjokë Jaku. Në vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave thuhet se ata janë zëvendësuar nga me Emiljan Jani në Durrës dhe Gjergj Prendi në Lezhë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave për prefektin e Durrësit
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Vendimi i Këshillit të Ministrave për prefektin e Lezhës
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Gjokë Jaku, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.