Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku ka humbur kontaktet me familjarët e saj.
Denoncimi është bërë në polici nga bashkëshorti i kësaj të fundit. Menjëherë blutë kanë nisur kërkimet.
Nuk dihen ende detaje rreth kësaj ngjarje në lidhje me kohën e largimit nga banesa të Markut dhe kontaktet e fundit të saj.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar, ndërsa duhet të nisë edhe procedura e kërkimit të kryesekretares së Gjykatës së Lezhës.