Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë- Milot. Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur dy shoferët e dy mjeteve që përplasura, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Dy automjetet tip “Benz” kanë pësuar dëme të shumta, ndërsa raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aksidenti ndodhi në zonën e Markatomaj, teksa në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa dyshohet për parakalim të gabuar nga një prej mjeteve. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendjgjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.