Gjendet një person i vdekur në Milot te Kurbinit, raporton korespondenti i Panorama. Raportohet se personi i gjetur pa shenja jetë në Milot në rrugë sipas burimeve nga policia mësohet se është i aksidentuar nga një automjet.
Behet me dije se në vendngjarje ka copa makinash, ç’ka ka ngritur dyshimet se ai mund të jetë përplasur nga një automjet në lëvizje. Mësohet se viktima është identifikuar si Zef Keci.
Kurbin /Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi Z.K. 68 vjeç, banues në Rrëshen. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje.
Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.