Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë Albana Vokshi, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të LDG Qarku Shkodër. Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën aktuale në PD dhe rëndësinë e bashkimit. “Askush më mirë se gratë nuk mund të ndikojnë në këtë drejtim.”, ishte lajtmotivi i takimit.
Po ashtu u diskutua edhe për procesin zgjedhor në PD, problematikat e hasura, rolin e Lidhjes Demokratike e Gruas së Shqipërisë në procesin e riorganizimit të strukturave të Partisë Demokratike në bazë të parimeve të sanksionuara në statutin e ri të miratuar në Kuvendin e datës 11 Dhjetor 2021.
Mbështetja për zgjedhjen e sa më shumë zonjave në të gjitha nivelet drejtuese në PD si dhe përzgjedhja e më të mirave në Kryesinë e PD dhe Këshillin Kombërar e Kryesinë e PD, ishte një tjetër temë e këtij takimi.
“Më shumë gra në të gjitha nivelet e strukturave të PD, aq më e bashkuar më e fortë dhe më e hapur partia.”, nënvizoi kryetarja e LDGSH- së Albana Vokshi.