Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për Enkelejd Alibeajn.
Gjatë një prononcimi për mediat, jashtë selisë blu, Berisha tha se Alibeaj ishte toleruar shumë, duke shtuar se ai nuk do të ketë më funksionin e kreut të grupit të PD-së.
“Për të qenë i hapur me ju si një njeri që isha shprehur për Enkelejd Alibeajn ndonëse me probleme të vërteta qenia e tij si kryetar grupi, por me një marzh tolerance të padiskutueshme, me veprimin e tij ai pushon së qenuri kryetar i grupit parlamentar.
Është veprim shumë i gabuar, i shërben qeverisë. Ai nuk ka asnjë funksion të tillë. Ika, ika se kam takime.”, tha Berisha.
I pyetur nëse bazuar me vendimin e marrë sot për Alibeajn rrezikojnë të gjithë ata që kanë mendim të kundërt me të, të mos jenë në ekipin drejtues, Berisha tha se nuk ka të bëjë më mendim, por me veprim dhe se veprimi i tij është shumë i gabuar.