Ndodh edhe kështu. Në procesin e vetting- ut të gjyqtarëve e prokurorëve, shkalla e dytë e tij rrëzon vendimin e shkallës së parë.
Kështu, KPA ka rrezuar vendimin e KPK duke rikthyer në detyrë gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj. Lajmi është konfirmuar nga burime brenda KPA- së.
Nëm vitin 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore për Islamajn, me shumicë votash vendosi ta shkarkonte nga detyra.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Pamela Qirko.