Në një kohë kur ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vuan dënimin për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie, SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin në fjalë.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të SPAK. Në rekurs SPAK kërkon cilësimin e veprës “Trafikim në kuadër grupit strukturuar”, duke dalë kështu kundër dënimit për ‘shpërdorim detyre’. SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë kthim për rigjykim në Apel të çështjes me një trupë të re gjyqtarësh.
Kjo masë përfshin edhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Pritet që brenda javës të pandehurit të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Kujtojmë se GJKKO mori vendimin për Tahirin në muajin shkurt, duke e dënuar 5 vjet, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të dënohet 3 vite e 4 muaj burg.