Një tjetër aksident i rëndë u regjistrua në Itali, me viktimë një vajzë të re nga Shqipëria.
Diana Galicaj, 24 vjeç, me origjinë nga Kavaja, humbi jetën kur makina e saj Volkswagen Lupo doli nga rruga në Polesine.
Shqiptarja 24-vjeçarja kishte pak kohë që ishte vendosur në Polesine. Ajo punonte në një dyqan të Amazon. Karabinierët po hetojnë për shkakun e aksidentit fatal.
Zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes dhe e nxorën trupi e vajzës, që ishte shtypur pjesërisht si pasojë e përplasjes së fortë.
Operacioni i shpëtimit zgjati tre orë. Pavarësisht se u dërgua në spital, shqiptarja u shpall e vdekur nga mjekët.