Imam Muhamed Sytari, myftiu i Shkodrës, herë pas here përcjell mesazhet e tij video lidhur me tema e çeshtje me interes për besimtarët por edhe publikun më të gjërë. Bazuar në librat e shenjtë por edhe rrëfenja historike, imam Sytari orienton besimtarët në qasjen e tyre ndaj shoqërisë por edhe besimit, fesë.
Orët e fundit, ai ka shpërndarë një video- mesazh mjaft interesant, duke trajtuar një temë mjaft të ndjeshme, siç është vajtja e grave dhe vajzave në xhami të pambuluara. Jo rrallë herë, kjo çeshtje është temë e bisedave në familje por edhe ambjente shoqërore.
Imam Sytari, e qartëson qasjen e çdo besimtari ndaj grave dhe vajzave të pambuluara që i drejtohen xhamive. “Kush jemi ne që ti paragjykojmë?!”, është thelmi i video- mesazhit të myftiut të Shkodrës, i cili rikthen në vëmendje edhe rrëfenja të vjetra dhe shumë kuptimplote në realitetin e sotëm.
Mesazhet e myftiut, imam Muhamed Sytari, vijnë në një periudhë shumë të rëndësishme për besimtarët myslimanë, siç është muaji i Ramazanit, ku përveç agjërimit, rritet edhe leximi i librave të shenjtë por edhe audienca e mesazheve video si ky i shpërndarë së fundmi nga imam Sytari. /ShkodraWeb/