Dita e sotme, e njohur edhe si “Dita Ndërkombëtare e Tokës”, shënon një ditë botërore përcaktuar nga Kombet e Bashkuara, në mbështetje të mbrojtjes së natyrës dhe jetës në planetin tonë.
Ndryshimet klimaterike dhe degradimet e tjera mjedisore kanë modifikuar dhe prishur sistemet tona natyrore.
Me kalimin e viteve, kjo ditë është bërë gjithnjë e më shumë një ngjarje edukative dhe informuese ku mund të flitet për problemet e shumta të planetit si ndotja, shkatërrimi i ekosistemeve. Në këtë mënyrë, gjithnjë e më shumë njerëzit duhet te edukohen për të respektuar planetin Tokë dhe praktikat për një mënyrë jetese të qëndrueshme.
Tema e Ditës së Tokës 2022 është Investoni në planetin tonë. “Çdo moment është një mundësi organizative, çdo person një aktivist i mundshëm, çdo minutë një mundësi për të ndryshuar botën”. – Dolores Huerta
Në 52 vite, Dita e Tokës ka kontribuar me vendosmëri në zhvillimin e nismave mjedisore në të gjithë botën.
Le të kujtojmë më shumë se kurrë këtë Ditë Ndërkombëtare të Tokës sepse kemi nevojë për një zhvendosje, në një ekonomi më të qëndrueshme që funksionon si për njerëzit ashtu edhe për planetin duke ruajtur ekuilibrat natyrorë. /Publikuar në Facebook nga Ervis KRYMBI, pedagog i Universitetit “Luigj Gurakuqi”/