Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i njohur ndryshe si Sanatoriumi.
Sipas burimeve pranë Nishanit, ish-kreu i shtetit po trajtohet për infeksion pulmonar post-COVID.
Nuk dihet gjendja e ish-presidentit Nishani, i cili po merr trajtim mjekësor.