Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter që është regjistruar mbrëmjen e të premtes me epiqendër në Mostar të Bosnje-Hercegovinës, ka regjistruar dhe një viktimë e disa të plagosur, sipas mediave vendase.
Mësohet se viktimë ka mbetur një vajzë, identifikuar si Elmira Sefo (e datëlindjes 1994).
Mediat në Bosnje-Hercegovinë shkruajnë se ajo banonte në Stolaci, dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku dhe ndërroi jetë, konfirmohet për median “Avaz”.
Sipas mjekëve vajza mbërriti në spital pa shenja jete.
Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, ajo nuk shpëtoi dot. Prindërit dhe motra e saj u plagosën lehtë. Një gur i madh raportohet se ka rënë në shtëpinë e tyre në lagjen Kukavac. Mediat kanë publikuar dhe foton e saj.