Ndodh edhe kështu! OSHEE ndërpret energjinë elektrike për shkak të një remonti të parashikuar. Ndërkohë, Ujësjellës Kanalizime Shkodër sh.a. është e detyruar të ndërpresë furnizimim me ujë të pijshëm për qytetin. Në fakt, për shkak të rëndësisë së ka furnizimi me ujë, OSHEE ka detyrimin të sigurojë energji për këtë sherbim jetik për të mos krijuar probleme. Në këto kushte, UKSH detyrohet të ndërpresë punën dhe të njoftojë qytetarët
NJOFTIMI I UKSH NË FAQEN ZYRTARE NË FACEBOOK
Në bazë të shkreses nr.780 datë 27.04.2022, OSHEE Group njofton Ujësjellës Kanalizime Shkodër sh.a se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike me datën 28.04.2022 si rezultat i remontit që do të kryhet ne N/ST SH-1.
Si rrjedhojë, Ujësjellës Kanalizime Shkodër sh.a, ju njofton se, për shkak të remontit që do të kryhet nga operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE), me datë 28.04.2022, do të këtë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në qytetin e Shkodrës, si pasojë shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër është e detyruar të ndërpresë furnizimin me ujë, nga ora 08:00-13:00.
Ju lutem merrni masa për grumbullimin e rezervave të ujit!
SHOQËRIA UJËSJELLËS KANALIZIME SHKODËR SH.A.