Nga Flamur Vezaj
Qaj mo qaj se ke punuar per kete dite!
Kur i mbushi syt me lot, ngela per nje moment. Ferkova syt se thash mos lotoj edhe une apo nuk po shoh mire e me bejne syt sikur ti po lotoje! Po jo ishe ti, po po ishe ai ish-ministri qe i beri “zap” krimit!
Ai ish-ministri trup vogel me kostume firmato (qe e nderronte ne cdo dalje per media dhe nderkohe nuk kishte leke per te pagu gjoben) qe ecte mes policeve trima e trup medhenje e sidomos ne ato konferencat ku ne sfond kishte trupat RENEA apo ata te FNSH-se, e qe leshonte hingellima kunder shkelesve te ligjit duke i kercenuar se do i bente namin, cfare stonimiiii!
Mu kujtua Ai ish-ministeri, i cili qe ne diten e pare, hoqi me nje te rene te lapsit 32 drejtues policie duke i cilesuar te paafte apo edhe njerez politike dhe ne asnje moment nuk i mendoj FEMIJET e atyre se si ndiheshin qe babnë ia nxori ne rruge! Mu kujtua Zagani qe qendroi ne burg dhe bashke me vajzat u detyrua te ikte nga syt kembet!
Para syve me dolen agjentet e operacionales te Policise se Shtetit qe i perdori sipas deshires duke i perndjeke e vezhguar me ore te tera deputet, e ne vecanti ata te LSI-se, zyrtare te ndryshem apo edhe ndaj vartesve te tij qe nuk ka lene provokim pa i bere! Mu kujtua ai inxhinieri IT-se qe nuk kishte lene njeri pa pergjuar me lejen e “shefit” dhe qe bente show me trendafila neper Gjykate!
Mu kujtua ai ish-ministri qe me nje sms ne watsup te shkarkonte e gradonte ne detyre ne Polic, por edhe si roje te parcelave te hashashit! Mu kujtuan ata prokuroret e gjyqtaret qe nuk linte konference per media pa i pergojuar e deri te dergimi i fletrrufeve tek Presidenti!
Mu kujtua ai ish-ministri me kapele NY e bluze FBI qe i bente guid deputeteve neper parcelat e hashashit duke “kontrolluar” edhe cilesine e saj pas kamerave, ai ish-ministri qe shikonte median dhe kritikuesit e tij si njerez qe ia donin te keqen ketij vendi dhe nuk la status FB pa lexuar e ankuar te pronaret ku punonin ata gazetare, e shume kujtime te tjera e sidomos ajo parulla e falenderimit ne ikje per veshjen me uniforma te falme.
U zhgenjeva per te 10000 here me ty, se edhe duke u mbytur me varken tende te bere shosh nga “plumbat” e armiqve te tu, ti nxore luanin nga gjoksi dhe fillove te qaje! Po pse qan mo se edhe ne paraburgim do kesh shok te mire qe i njeh prej vitesh!
Po te derguan te “302” ke ish-kolegun Mark Frroku dhe do te respektoj se eshte nga veriu dhe ia do zakoni te trajtoj mire!
Po te derguan te “313” nuk do te mungoj asgje, ke Emiljano Shullazin aty qe i ka te gjitha e do ndihesh rehat. Pastaj nuk thua shyqyr, te erdhi dita perseri qe te flasesh me ate pa u fshehur fare se boll u takuat cepave e flisje me telefonin e “tjereve” qe mbaje ne makine!
Keshtu qe mos qaj, provoje edhe ti njehere burgun qe te kujtosh kohen kur bleje cigare me copa, haje fara ne cep te pallateve te lagjes.
Pastaj ku i dihet se ndoshta burgu te merr per te mire si dikur Fatos Nanon e behesh kryeminister! Ore, ty po nuk ta mbajti fare dhe nuk e duron burgun ke edhe nje mundesi tjeter, se ai ligji qe ke votu edhe ti ne Kuvend (qe se ke lexuar ate kohe e do e mesosh tani) ka nje pike ku thote se “mund te bashkepunosh” e te nxjerresh shoket.
Se ne e dime qe ti vetem si ke bere te gjitha, ti kishe nje garanci nga Kryeministri yt qe te hodhi si lecke, se nuk je aq trim ti beje pa lejen e tij! Po ai eshte mesuar me ia hedh fajin te tjereve sepse ai nuk dinte se cfare beje ti me kusherinjet qe njehere i mohon e njehere i pohon, se ishte i zene me komentet ne FB dhe nuk ka pergjegjesi ai per ministrat. Por ti po fole, ndoshta edhe reflekton ai dhe i thote A.Llalles te te lere rehat perseri.
Se Llalla nuk ndez vet asnjehere, se ka vite qe i jane lagur kandelat! Pastaj ti me Llallen sikur ishit shok e drekonit shpesh apo italianet ia plasen bomben ne dore atij e nuk te mbante me se boll dy vjet u bene! Per dy vjet ke marr mjaft “dhurata” nga Habilajt e ke leke per te paguar shpenzimet e gjyqit!
Ore se tani u kujtova, ai ish-shefi jote tha te behet drejtesia, po nga kush mo, nga ata qe ju keni 4 vjet qe i shani dhe cuditerisht tani po i besoni! Hajde rrumpalle hajde. Gjithesesi mos u merzit se dite te mira do te vijne edhe per ty.
[democracy id=”5″]
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1620653374682612/