Njoftim për qytetarët në lidhje me hartën e re në shërbimin e Gjendjes Civile në Bashkinë Shkodër.
Në mbështjetje të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, ligjit nr.10 129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, i ndryshuar, VKM nr.1299, datë 16.12.2009 “Për miratimin e strukturës, të organikës dhe të numrit të punonjësve të shërbimit të gjendjes civile në bashki/njësi administrative dhe në degët e qarqeve”, i ndryshuar Bashkia Shkodër ka përcaktuar zyrat e gjendjes civile që do të vijoJnë shërbimin ndaj qytetarëve si sportele fizike dhe cilat si sportele online.
1. Për Njësitë Administrative Velipojë dhe Dajç shërbimi i gjendjes civile në sportel fizik do të ofrohet pranë Njësisë Administrative Berdicë.
2. Për Njësitë Administrative Shalë, Shosh dhe Pult shërbimi i gjendjes civile në sportel fizik do të ofrohet pranë Njësisë Administrative Rrethina.
3. Për Njësitë Administrative Guri i Zi dhe Ana e Malit shërbimi i gjendjes civile në sportel fizik do të ofrohet pranë Bashkisë Shkodër qendër. /Njoftim i Bashkisë Shkodër në faqen e saj zyrtare në Facebook/