Festa e Fiter Bajramit është e tillë jo vetëm për besimtarët shqiptarë myslimanë. Prej shekujsh tradita i ka kthyer festat fetare në simbole të përbashkëta bashkimi e gëzimi.
Kështu ndodh çdo vit, kështu ndodh edhe sot. Me vellezërit mylimanë festojnë e gëzojnë edhe të krishterët, ashtu siç ndodh kur është periudhë Krishtlindjesh apo Pashke.
Në këtë kuadër, nuk mungon asnjëherë urimi edhe i dom Ernest Simoni Troshani, i vetmi kardinal shqiptar i Kishës Katolike. Nga Firence ku ai ka tashmë selinë, ka përcjellë përmes një video në rrjetet sociale mesazhin e tij për besimtarët myslimanë.
Besimi tek Zoti, rritja e mbështetjes tek Ai por edhe mbështetja e njerëzme më në nevojë, janë mesazhe që përcjell kardinali Simoni. Sigurisht, nuk mungojnë as urimet për vellezërit e motrat myslimanë.