Pedonalja para Bashkise Shkoder eshte “pushtuar” nga nje panair i 11 Njesive Administrative qe perbejne territorin e metropolit te Veriut. Bashkia Shkoder me mbeshtetjen e USAID, Ambasades se Suedise dhe CEED ka organizuar panairin “ Promovimi i vlerave dhe resurseve te trashegimise kulturore, natyrore dhe produkteve te territorit”. Cdo njesi administrative kishte stendat e veta ku mund te ekspozonte “pikat” me te forta apo te vecantat te territorit. Interesi ka qene mjaft i larte nga qytetaret, te cilet kane patur mundesi te njihen por edhe te shijojne produkte autoktone, pasurite e trashegimise kulturore, gatimet tradicionale te zones por edhe informacion per turizmin, qofte ate malor apo detar. Ne kete panair jane promovuar edhe shoqata me aktivitet ne territor. Tanime panairet lokale jane kthyer ne tradite nga Bashkia Shkoder, sidomos ne pedonalet ne qender te qytetit. /ShkodraWeb/