Ervin Palaj është administratori i ri i Njësisë Administrative Dajç në Bashkinë e Shkodrës. Mësohet se ditën e sotme ai ka marrë zyrtarisht detyrën duke zëvendësuar Gjovalin Darragjati të liruar nga detyra.
Administratori i ri i Dajçit është i diplomuar për Histori- Gjeografi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Emërimi i Palajt, pason atë të administratorit të Njësisë Administrative Postribë Vullnet Bushaj disa ditë më parë.
Me këtë emërim, mbyllet procesi i lirimit dhe i zëvendësimit të dy administratorëve në Dajç dhe në Postribë, ndryshimet e para në administratë të kryebashkiakut të ri të Shkodrës Bardh Spahia.