Një ndeshja mjaft e rëndësishme për fatet e sezonit të Vllaznisë. Pak orë para ndeshjes me Dinamon për Superligën, trajneri i Vllaznisë Elvis Plori është i ndergjegjshëm për rëndësinë e ndeshjes. Madje, ai kërkon që lojtarët ta ndjekin konferencën e tij për shtyp për të kuptuar rëndësinë e takimit.
Në këtë ndeshje, Vllaznia do të ketë një mungesë të rëndësishme. Liridon Latifi është i demtuar dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Plori. Me gjasë, mungesa e tij do të ndjehet mjaft, edhe pse përballë do të jetë një ekip që vetëm matematika e mban akoma në Superligë.
Plori kërkon përqendrim maksimal të futbollistëve të tij. Pavarësisht se Dinamo po diskuton seriozisht rënien nga Superliga, ai ka elementë cilësorë dhe ka treguar se është mjaft ekip kompakt.
Ndeshja me Dinamon vjen pas asaj me Skenderbeun, ku kuqeblutë arritën të fitonin minimalisht në Shkodër 1- 0. Duhet që edhe me dinamovitët të arrihet fitorja, për të ndjekur Partizanin e për të lënë pas Kukësin në vendin e pestë.