Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme me Kastriotin në sfidën e javës së 32-të të “Abissnet Superiore”, brenda në Korçë, duke shpresuar deri në fund.
Korçarët e nisën mirë takimin, të cilët shënuan që në minutën e 20’ të takimit dhe më pas e menaxhuan lojën deri në fund të pjesës së parë.
Pjesa e dytë nisi me ndryshime te Kastrioti, por që nuk sollën ndonjë ndryshim. 9 minuta përpara fundit të sfidës, ishte Pusi që mbylli llogaritë dhe vulosi tre pikët për Skënderbeun.
Kjo është fitorja e parë për korçarët pas pesë muajsh e gjysmë, që nga ajo fitore e 18 dhjetorit të 2021, po njësoj kundër Kastriotit brenda në Korçë.
Nga ana tjetër, për Kastriotin kjo është humbja e parë që nga ajo me Egnatian në fazën e tretë të sezonit.