Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me njoftim zyrtar për rikthimin e qarkullimit me dy sense në rrugën e Rinasit.
ARRSH bën me dije se kjo do të fillojë deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në këtë aks rrugor.
Ajo bën apel për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.
Njoftimi i ARRSH
Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.
Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.
Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.