Digjen katër automjete në hyrje të Shkodrës në afërsi të daljes së By- Passit. Mjetet ishin parkuar pas një pallati. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Djegia sipas policisë është e qëllimshme dhe dyshohet se autorët kanë pasur për qellim mjetin që kishte në përdorim shtetasi Gazmend Dushku, një “Audi A6” me targë AB 006 GD e cila është djegur plotësisht.
Po ashtu duke qenë se ishin të parkuara afër janë djegur edhe tre mjete të tjera, një tjetër “Audi A6”, një automjet tip “Golf” dhe një “Opel”. Këto dy të fundit janë djegur pjesërisht. Policia në vend ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Pritet që uniformat blu të dalin me një komunikatë zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 02:50, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit G. P. , Audi në pronësi të shtetasit G. D, ndrërsa automjetet tip Volkswagen në pronësi të shtetasit M. M. dhe Opel në pronësi të shtetasit A. M., janë djegur pjesërisht.
Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.