I njohur me batutat e tij ironike, Nard Ndoka nuk ka munguar me komentin e tij edhe për Eurovision dhe prezantimin e këngëtares Ronela Hajati. Ndoka ka bërë një analogji në mes këngëtares që prezantoi Shqipërinë dhe kryeministrit Edi Rama, i cili qeveris vendin prej gati 9 vitesh.
Nard Ndoka shkruan në Facebook: Rama po, Ronela jo!
Ka 9 vite që na mashtron Rama për hapjen e negociatave, ndërsa ne mërzitemi në mënyrë plebishtare, se nuk ishte veshur mirë Ronela në Eurovision.
Rama del nudo dhe e votojnë, shkon në takime ndërkombëtare me atlete e çitjane, i themi modern, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për ekonomi e liri të medias dhe në fund e durojmë.
Ronelën jo, ajo na “fyeu” rëndë!