Kanë nisur prej disa ditesh punimet për restaurimin e Kishës së Shën Gjon Kryepremit, apo siç njihet ndryshe Kisha e Kuvendit të Arbrit. Pikërisht në 14 janar 1703 Papa Klementi XI mblodhi në Mërqi të Lezhës Kuvendin e Arbrit.
Bëhet e ditur se punimet për krijimin e Qendres së Kuvendit të Arbrit në Mërqi të Lezhës, po zhvillohen në bashkëpunim me Dioqezën e Lezhës, rektorin Dom Martin Jakut, famullitarin e zonës, Atë Karlos Kalero dhe studiuesit dom Nikë Ukgjinit.
Sipas studiuesit Dom Nikë Ukgjini, projekti është afishuar edhe në ambjentet e kishës dhe do të realizohet sipas fotove 3D. Ukgjini theksoi se punimet do të zhvillohen në tre faza ndërtimi:
1. Rehabilitimi i Kishës mesjetare të Kuvendit të Arbrit duke e kthyer në identitetin e saj të mëparshëm.
2. Meremetimi i qelës e ndertuar ne vitin 1668.
3.Krijimi i një parku artistik në oborrin e Kishës si simbol i Kuvendit të Arbrit.
Punimet për momentin janë duke u zhvilluar me ndihmen e sipërmarrësit Gjergj Leqejza, banorëve, që jetojnë në Mërqi dhe atyre jashtë vendit.
Ukgjini pohoi gjithashtu se pritet ndihma e Bashkisë së Lezhës si dhe disa mërgimtareve shqiptare që jetojnë në Europë dhe Amerikë, për shkak të rëndësisë historike mbarëkombëtare që mbart ky projekt. /Nga Lindita KOKAJ/