Pamjet që do të shikoni më poshtë, janë nga aksidenti i kësaj mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Milot ku mbetën të plagosur dy persona.
Siç shihet në video dy makinat janë bërë copë ndërsa u lënduan dy drejtuesit e mjeteve motorike.
Majlinda Shaqiri 30 vjeç dhe Mark Gera janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ky i fundit raportohet se është në gjendje kritike për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.