Gjykata e Lartë ka marrë një vendim, duke u dhënë të drejtë gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të Apelit dhe u ka rikthyer pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit. Qeveria ua kishte hequr që nga janari 2020.
Dy vite beteje gjyqësore, shoqata e gjyqtarëve fiton me vendim të gjykatës së lartë të drejtën për tu pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Qeveria u hoqi atyre në janar 2020 këtë privilegj, ndërsa padia u bë në gjykatë nga shoqata e gjyqtarëve përfaqësuar nga gjyqtari Erion Bani.
Bani njëherazi gjyqtar në gjykatën e posaçme e dërgoi ankimin rekurs në gjykatën e lartë e cila u dha atyre të drejtë. Me këtë vendim pasaportat u rikthehen gjyqtarëve të shkallëve të para dhe apelit në të gjithë vendin.