Një termet ka lëkundur Shqipoërinë para pak minutave. Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, termeti ka qenë me magnitudë 3,5 sipas shkallës Rihter.
Lëkundja është konstatuar rreth 13 km në VeriVeriperendim të Tiranës në orën 17.25 minuta. Thellësia e lëkundjes ishte 4 km. Deri në këto momente nuk ka njoftime për dëme.