Vllaznia nuk humb kohë. Pas shkarkimit të Elvis Plorit, i cili gjithsesi do të jetë pjesë e klubit kuqeblu, është caktuar trajneri i ri. Siç ishte lehtë e parashikueshme, ai do të jetë Mirel Josa, i cili ka qenë edhe më herët trajner i Vllaznisë.
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë te gjithe besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu.
I urojmë fat dhe suksese në permbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR!