Bashkia Shkodër, në kuadër të Javës së Familjes, organizon disa aktivitete me moton: “Familja asht dashni”. Puna e përditshme për fuqizimin e familjes si bërthama e shoqërisë, do të shoqërohet me një javë fushatë sensibilizuese që synon të promovojë vlerat e familjes.
Aktivitetet kanë nisur nga java e kaluar dhe do të vijojnë gjatë gjithë kësaj jave në rrjetin e qendrave komunitare “Për Familjen” dhe qendrën rinore “Atelie”.
Në aktivitetin e sotëm, janë të pranishëm partnerët e Bashkisë Shkodër, organizata të shoqërisë civile për të ndërgjegjësuar për vlerat e familjes dhe rëndësinë e saj si qeliza bazë e shoqërisë.
Në bashkëpunim me organizatat partnere, promovohet dhe jepet informacion për sherbimet që Bashkia Shkodër ofron në mbështetje të familjes.