Ndërron jetë 21-vjeçari nga Postriba, Suard Milani i cili u aksidentua tre dite me pare ne fshatin Hot i Ri, konfirmohet nga burime spitalore.
Nëna e tij, Lida Milani mësohet se ka pësuar dëmtime të rënda nga aksidenti dhe ndodhet ne gjendje kritike për jetën.
Kujtojmë që policia nuk ka bere asnje njoftim lidhur me kete ngjarje te rende te ndodhur tre dite me pare.
Mësohet se nënë e bir kanë qenë duke udhëtuar me motor drejt Postribës ku jetonin, kur përplasur me një automjet.
Tre ditë pasi luftoi për jetën në spital, 21 vjeçari nuk ia doli dot! Ndërsa nëna e tij ndodhet në gjendje të rëndë.