Ky është Suardi! E them është sepse s’ma zë goja të them ishte por në fakt sot nuk është më… sepse dikush i mori jetën teksa udhëtonte me motor me të ëmën Lidën, e cila dhe ajo po lufton me jetën, mbase pa e ditur se çfarë i ka ndodhur të vetmit bir të saj.
I kam njohur para gati 8 viteve, kur punova për pak kohë në të njëjtin vend me të ëmën, Suardi atëhere 12 vjeçar. Punonin e ëma e dy vajzat pa mbushur 18 vjeçe, e djali vinte shpesh me to.
Më vonë kisha dëgjuar se Suardi shpesh përcillte me motor të ëmën deri te rruga ku i merrte furgoni për punë e po ashtu, e priste për t’ a kthyer në shtëpi.
Ndoshta këtë po bënte dhe atë ditë kur një makinë i përplasi për të shënjuar tragjedinë në familjen Milani në Postribë. As lajmet e dhanë, as portalet, as asgjë…deri sa dje pas tre ditësh në spital Suardi ndërron jetë e lajmi mori dhenë (sepse në këto raste dikush duhet bërë kurban në heshtje).
Të them kam dhimbje në shpirt është pak… të them se kur e mësova këtë më janë përlotur sytë dhjetra herë, sa herë e kujtoj atë nënë që punonte aq shumë e kishte aq harmoni mes saj me femijët sa mrekulloheshe…prap është pak.
Atë fëmijë e desha fort e kur u ndamë nga puna me përcillte nga adresa e tij në rrjete sociale të falat e nënës e motrave sa herë.
Sot Suardi s’ është më… 😢😢😢 Ngushëllime familjes Milani. Zoti u dhashtë forcë me përballu dhimbjen e madhe e bëftë mrekulli për të shpëtuar jetën e nënës 🙏 U prehsh në paqe ëngjëll 🙏😢
Një thirrje për këdo që nget një makinë, sot që sa hapim ekranet vetëm aksidente shohim. Ngadalësoni shpejtësinë o njerëz. Vetëm një çast e këputni në mes jetën e dikujt që i vetmi faj i tij, ishte që u ndodh në rrugën që ty të duket pistë garash. /Publikuar në Facebook nga Bona Mulaj Lluka/