Të fitosh duke humbur – tashmë idhëtarët po ngadhënjehen, të pastrit po përtypin zhgënjimin e rradhës dhe naivët të pavetëdijshëm për humbjen ndjekin ‘fituesin’. Dukshëm larg entuziazmit të 11 dhjetorit, pjesëmarrja e tregon që partia është shqyer.
Lidershipi e sheh qartë që nuk ka më popullaritetin e dikurshëm, kthimi i meritokracisë dhe demokracisë së munguar që u trumpetua në fillimet e foltores avulloi si eteri pa mbaruar mirë xhiroja nëpër Shqipëri. Fitorja derivat i alternativave të munguara apo dëshirë për mungesë alternativash?! Duket qartazi që baza elektorale e ‘fituesit’ po rrudhet dhe përpara hapet një periudhë me të panjohura të mëdha.
Paradoksi i të tjerëve!
Po humbin por ndërkohë rriten – Ata po lirohen nga balta, po gjejnë vendin e tyre politikisht, po bëjnë betejat e tyre duke u munduar të shmangin konfliktet që stisen e stisen pa fund, me dëshirën që në reagime emocionale e të papritura dikush të fitojë moralisht atë që akoma ska arritur ta fitojë ligjërisht.
Paradoksi i grupimeve të treta!
Po fitojnë pa humbur- Forca politike që joshin të zhgënjyerit, të papërfillurit dhe pragmatistët. Janë formacione jo të instaluara në terren, pa seli të mëdha e pompoze, ato nuk kërkojnë votën e përkatësisë por votën e pakënaqësisë. Ato po fitojnë terren duke shitur ndryshimin për ndryshim.
Epilog
Masë elektorati blu që po merr ngjyrë gri, ndërkohë që duhej dhe pritej krejtësisht e kundërta. Shpirti dhe forca që solli lirinë nuk po gjen shtëpinë e vet! Dhimbje… /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/